Fotoja tregon pse Totti është “Princ” në Romë (Foto)

175
Roma mposhti me shumë vështirësi 3:2 Sampdorian në stadiumin ‘Olimpico’.

Në ndeshjen e xhiros së tretë, e cila edhe u ndërpre shkaku i shiut të madh, Roma ia doli të merr tre pikë të rëndësishme, duke e mposhtur Sampdorian, të cilës ia përmbysi rezultatin.

Kush tjetër mund të kontribuonte më shumë në këtë përmbysje se sa Francesco Totti.

Legjenda e Romës, dëshmoi edhe një herë se është ikonë dhe i papërsëritshëm në këtë klub, duke asistuar te goli i Dzekos dhe duke shënuar për fitore nga penalltia në fund të ndeshjes.

Por, para se Totti të vinte nga bankina për ta shpëtuar Romën, ai kur të gjithë ishin në zhveshtore pas përfundimit të pjesës së parë, ku edhe u vendos të ndërpritet për disa minuta ndeshja, qëndroi i vetëm në fushë, duke u përgatitur për të ndihmuar Romën e tij.