Skuadra angleze Manchester City ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Angli, pas fitores 1:3 ndaj Leicester Cityt pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi 1:1.
Në ekzekutimit e penalltive, hero i skuadrës së Manchester Cityt ishte portieri i Kosovës, Arijanet Murici.
Murici ka pritur dy penallti, për ta dërguar Cityn tutje.
Motra e tij, Amra Muric është tifozja e flaktë e yllit të ri kosovar. Ajo ka postuar fotografi në rrjetin social Instagram para ndeshjes teksa Muric u përzgjodh nga trajneri Pep Guardiola për 11-shen e parë.
Amra ka postuar edhe një foto pas ndeshjes ky yjet e Cityt e rrethuan Muricin.