Foto: Doni Lamborghini? Në Zelandë e merrni për 1 dollar

87

Të blesh një Lamborghini kurrë nuk ka qenë më lirë, të paktën në Zelandë të Re.

Një Lamborghini Huracan i vitit 2015, që i ri kushton 500,000 dollarë, është dalë në shitje në “Trade Me” të Zelandës së Re për vetëm një dollar.

“Trade Me” është faqja më e madhe e internetit në Zelandë të Re që merret me shitblerje, transmeton “Gazeta Express”.

Edhe pse vetura është në shitje për një dollarë, ajo sigurisht se nuk funksionon – për shkak se është komplet e shkatërruar.

Vetura italiane e dëmtuar rëndë ishte përfshirë në një aksident. Fotografitë e veturës shfaqin pothuajse të gjitha pjesët e saj të dëmtuara. Megjithatë, motori dhe pjesa prapa e veturës duket se nuk janë dëmtuar.lambo1

lambo2