Formula 1: Tjetër revolucion, pista e Monzës ska të ardhme

133

Pista e Monës dhe gara e Çmimit të Madh të Italisë janë gjithnjë e më shumë në rrezik. Natyrisht nuk bëhet fjalë për garën e këtij viti, por për të ardhmen e një prej pistave legjendare të Formula 1. Ai që konfirmon daljen nga kalendari të pistës italiane është pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, që shprehet: “Po përpiqemi që ta zgjidhim këtë problem që kemi me Monzën, por është e vështirë, pasi bëhet fjalë për një problem politik”, u shpreh Ecclestone.

Ecclestone një muaj më parë u shpreh se 2-3 gara nga Europa do të hiqen nga lista. Ndaj dhe në Itali frika se mos botërori i Formula 1 në të ardhmen nuk do të lërë më gjurmë është e madhe, një vend që ka si protagonist makinën Ferrari. “Ne po punojmë që Italia të mos mbesë pa Formula 1, siç ndodhi vjet në Gjermani. Ndaj mund të transferojmë garën nga Monza në pistën e Imola, por nëse nuk ia dalim mbanë, atëherë lamtumirë Formula 1 nga Italia”, tha më tej Bernie Ecclestone.