“Formacioni i Vitit” i mbuluar nga kritikat dhe injorimet, trajneri i njohur kosovar flet për të gjitha!

Foto: Agron Selmani largohet pas tre javësh nga Vllaznia e Pozheranit

Trajnerët e Superligës kanë gjenë të shigjetur me rastin e zgjedhjes së formacionit të vitit. Shumë futbollistë janë ankuar në mënyrën e votimit, ndërkohë për diçka të tillë flet edhe trajneri i njohur kosovar Agron Selmani, i cili përkundër se nuk pati mundësi të votoj këtë vit ai tregon se si kanë votuar në të kaluarën, shkruan Gazetasheshi.com.

“Në përzgjedhjen e formacionit të vitit gjithmonë ka të pakënaqur, në disa raste edhe me arsye. Unë më herët kam patur rastin të votoj për formacionin e vitit, kurse këtë vite nuk e kam patur këtë të drejtë apo mundësi. Kriteret për vlersim mbase mund të egzistojnë dikund por nuk është e tepërt të them se votohet në baze të shijes dhe mendimit autonom të trajnerit dhe kjo ka të bëj për kohën kur unë kam votuar”, deklaroi Selmani për Gazetasheshi.com.

Ai vlet edhe për vlerësimet subjektive të kolegëve të tij, si dhe ndikimet për të votuar.

“Po,mund të ketë gabime në vlersime sepse në disa raste nuk mund të ikim nga subjektivizmi si kriter. Ndikimi në votim tek trajnerët nuk e mohoj si dukuri, por kjo më shumë është çështje e karakterit të vet trajnerëve. Megjithatë lojtari më i mirë apo formacioni më i mire duhet të jetë i mbuluar me vlerësim nga kontributi i lojës individuale në ekip, kontributi i lojës individuale në favor të grupit dhe disiplina apo zbatimi i rregullave të “Fair Play-t”. Poashtu një element vlerësues mund të jetë promovimi i lojës së futbollit, si dhe luftimi i dukurive negative në shoqëri nëpërmjet i lojës së futbollit”.

Jep dorëheqje trajneri i FerizajtMos përfshirja e Oto John shihet më shumë se një lëshim sesa “racizëm”

Mos inkuadrimi në formcionin më të mirë të vitit ka qenë temë diskutimi në opinionin sportiv në vendin tonë. Deris shumë prej analistëve e kanë parë si “racizëm” këtë fenomen, tekniku Selmani e sheh pak më ndryshe.

“Nuk mund të komentoj diçka më shumë…. E thash në fund “luftimi i dukurive negative nëpërmjet lojës së futbollit dhe jo promovimi i dukurive negative”. Unë nuk besoj se trajnerët tanë kanë një motivacion apo orientim te tillë, më shumë është një lëshim i trajnerëve dhe mos të harrojmë ,sezoni vjeshtor është më i afert për vlersim se sa ai pranveror edhe pse në votim duhet të përfshihet tërë viti kalendarik”, mbylli Selmani.

/Gazeta Sheshi/