Formacioni i Prishtinës, shumë “yje” mbesin jashtë

Përforcimet e shumëta të Prishtinës në afatin kalimtar të verës kanë bërë që shumë futbollistë tjerë që ishin titullarë në edicionin e kaluar, të mbesin jashtë përbërjes së parë, ndonëse trajneri Kushtrim Munishi ende nuk ka vendosur përfundimisht për 11-shin startues.

Megjithatë, miqësorja e sotme me Hajvalinë ka zbuluar deri në mas të madhe përbërjen e parë të skuadrës më të trofeshme në vend.

Visar Bekaj – Beqir Vatovci, Armend Dallku, Milos Miloviç, Liridon Leci; Debatik Curri, Lorik Boshnajku, Endrit Krasniqi; Mërgim Neziri, Basit Abdul Khalid dhe Gauthier Mankenda luajtën nga fillimi për të mbetur jashtë formacionit emrat si Liridon Kukaj, Kreshnik Lushtaku, Gentrit Dumani, Gentrit Begolli e Labinot Osmani, shkruan Gazeta Sheshi.

Në përbërjen e parë nuk figuronte as Lorik Maxhuni, por ai me gjasë do të jetë në pozitën e mbrojtësit të djathtë, të cilën sot e zuri Beqir Vatovci, i cili ishte në prova dhe trajneri Munishi kishte nevojë për ta testuar.

Rezervist ishte edhe i ardhur nga Hajvalia, Genc Hamiti, derisa Mërgim Pefqeli nuk ishte fare.

Rezervistët e ndeshjes së sotme: Alban Muçiqi, Ardit Nika, Lorik Maxhuni, Granit Jashari, Liridon Kukaj, Agon Xhaka, Gentrit Dumani, Atdhe Grajqevci, Genc Hamiti, Blend Baftiu, Kreshnik Lushtaku, Gentrit Begolli dhe Labinot Osmani.