Formacionet zyrtare: Partizani – Tirana

102

Derbi i kryeqytetit gjithnjë është etiketuar si vitrina e futbollit shqiptar, kryesisht për atmosferën që krijojnë të dyja tifozëritë në shkallët e stadiumit.

Incidentet dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur mes dy tifozërive i kanë detyruar drejtuesit e të dy klubeve që t’u bëjnë apel mbështetësve të tyre që të ruajnë qetësinë, duke treguar maturi e kulturë dhe derbi i kryeqytetit të shikohet si ditë feste.

Derbi i madh i kryeqytetit pritet që të tejmbushë stadiumin, kjo është pak, por e sigurt. Plot 5400 pritet që të jenë bardheblutë, të cilët do të akomodohen në sektorët A, D1 dhe C.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stadiumit u takon pritësve, pra mbështetësve të Partizanit. Pritet që të ketë edhe një hapësirë që do të mbetet bosh, kjo për arsye sigurie, ku do të krijohet një kordon me policë.

PARTIZANI-TIRANA ora 18:00
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Trashi, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Karabeci, Malaj, Lika, Muzaka, Fukui Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi Denis Rexha. Pas portave: Remzi Sadiku Klajdi Kola. I katërt: Dojando Myftari