Formacionet e mundshme, statistikat gjithçka tjetër për takimin Liria – Gjilani

Foto nga dueli i fundit në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit

Liria dhe Gjilani do përballen në njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të edicionit 2018/19, pasi që epilogu i kësaj ndeshje mund ti jap kahje objektivave të dy klubeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave i zhvilluar në Gjilan i ka takuar prizrenasve, të cilët me golin e Fatih Karahodës morën tre pikë nga ai duel.

Dy skuadrat vijnë me shumë ndryshime që nga ai duel. Sadat Pajaziti dhe Gëzim Hasi do ta ndjekin nga TV-ja këtë ndeshje, teksa prizrenasit tashmë i drejton italiani Vicenzo Alberto Annese, gjilanasit janë përkohësisht nën komandën e Alban Hysenit, pas shkarkimit të Sadat Pajazitit.

Statistikat i japin një avantazh të lehtë Lirisë që nga shtatë duelet e fundit ka fituar tri përballje, Gjilani ka fituar dy të tjera dhe po aq herë dy skuadrat janë ndarë në paqe.

Pamje nga dueli i fundit Gjilani – Liria (1-0)

Rezultatet nga shtatë përballjet e fundit ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit:

16 tetor, 2016: Liria 1-0 Gjilani
8 mars, 2017: Gjilani 0-0 Liria
6 prill, 2017: Gjilani 2-0 Liria
10 tetor, 2017: Liria 0-0 Gjilani
26 shkurt, 2018: Gjilani 1-0 Liria
28 prill, 2018: Liria 3-2 Gjilani
7 shtator, Gjilani 0-1 Liria

Liria në sezonin aktual ka realizuar 1.05 gola për ndeshje. Në 55% të ndeshjeve prizrenasit kanë arritur të realizojnë të paktën një gol në ndeshjet kur luajnë në shtëpi.

Gjilani ka arritur të realizojë vetëm 0.95 gola për ndeshje.

Formacioni i mundshëm i Lirisë: Gashi, Dina, Riascos, Vargas, Ramirez, Mustafa, Gashi, B.Memaj, Pio Martins, Fetahaj, Karahoda. Kryetrajner: Vicenzo Alberto Anesse

Formacioni i mundshëm i Gjilanit: Haxhihamza, Magani, Lila, Kastrati, Papuqi, Keita Aziz, Shabani, Jefferson L, Hysa, Hajdari, Keita Razak. Kryetrajner: Alban Hyseni.

Ndeshjen do ta gjykojë Besfort Kasumi, i cili do të ndihmohet nga asistentët Arton Latifi dhe Selami Haziti dhe ndërsa Arben Halilaj do jetë gjyqtarë i katërt.

Dueli starton nga ora 13:30 dhe do të transmeton live në Super Sport Kosova.

/Gazeta Sheshi/