Forma mbresëlënëse me Fenerbahçen, shpërblehet Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është duke shijuar momentet më të mira në karrierën e tij që prej se është transferuar te Fenerbahçe.

Sulmuesi nga Prizreni u transferua te gjiganti turk në verën e këtij viti nga Çaykur Rizespor për shumën e 3.1 milionë eurosh, shkruan Zëri.info.

Dhe në dhjetë ndeshjet e para këtë edicion në Superligën e Turqisë, reprezentuesi i Kosovës ka arritur të shënojë hiç më pak se pesë gola.

Image

Shkaku i formës fenomenale që po kalon në këtë edicion, Muriqi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit tetor në kampionatin elitar turk.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë 25-vjeçari, i cili në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar:

“Lojtari i muajit tetor”.

Ndryshe, Muriqi e ka nisur karrierën e tij si futbollist te Liria e Prizrenit, derisa më pas ka vazhduar në Shqipëri dhe në Turqi për të treguar potencialin e tij të jashtëzakonshëm në sulm.