“FORCA” nuk do të mund t’i ndihmojë klubit të tyre

Tifozët e Vushtrrisë nuk do të mund t’i ndihmojnë njërës prej skuadrave të tyre, shkruan GazetaSheshi.

Ndeshja kryesore në Superligën e hendbollit kosovar mes Shqiponjës së Gjakovës dhe Vushtrrisë zhvillohet pikërisht nesër kur “FORCA” do të jenë në Obiliq në përkrahje të klubit futbollistik i cili po lufton me mish e me shpirt të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.