Football Leaks ka zbuluar klauzolën e largimit të Kun Aguero-s

155

Football Leaks ka zbuluar një kontratë të firmosur në vitin 2011 ndërmjet Atletico Madrid dhe Manchester City për transferimin e Agueros. Transferimi është përmbyllur për shumën e 36 milion eurove por ajo që bie më tepër në sy është fakti që në kontratë nuk është përfshirë asnjë klauzolë ‘anti-Madrid’ që do e ndalonte Cityn të transferoje Kun Agueron tek Real Madridi.

Është për t’u veçuar fakti që lojtarët si Di Maria dhe Ozil kishin një klauzolë anti-Barca kur Real Madridi i shiti ata tek Manchester United dhe respektivisht tek Arsenali.

Përveç 36 milion eurove të transferimit, kontrata e Kun Agueros për Manchester Cityn përfshinë një seri bonusesh për objektivat deri në sezonin 2015/16, që mund të arrijnë në një maksimum prej dy milion më tepër.

Kështu për shembull, Atletico merr 250.000 euro për çdo 15 gola zyrtarë të shënuar nga Aguero me bluzën e Manchester Cityt, ose nëse ai luan 25 ndeshje si titullar apo si zëvendësues pas minutës së 70-të. Poashtu, Aguero merr një milion euro në çdo sezon që City shpallet kampion i Premier League dhe një tjetër milion në rast se ekipi fiton një ndeshje në gjysëmfinalet e Championsit. Të gjitha këta bonuse i rrumbullaksojnë tashmë 36 milion eurot e paguara por gjithmonë pa mos i tejkaluar 2 milionët e lartëpërmendura.