Florim Zuka jep dritën jeshile për projektin ambicioz të Gjilanit, nisin bisedimet me reprezentuesin e Kosovës

Gjilani sapo ka mbyllur njërin ndër edicionet më të vështira në dekadën e fundit. Leksioni tashmë është marrë dhe zbatimi në praktikë ka filluar qysh pas përfundimit të ndeshjes së barazhit ndaj Besës së Pejës, teksa drejtuesit e klubit janë mobilizuar dhe kanë filluar planet për edicionin e ri.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e premte, presidenti i klubit gjilanas Florim Zuka u ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të klubit për të punuar për edicionin e ri në afrimin e futbollsitëve cilësore.

Bisedimet me shumë futbollistë tashmë kanë filluar, teksa edhe mediat në vend po lakojnë disa emra që mund të zbarkojnë në Gjilan.

“Gazeta Olle” ka raportuar gjatë mbrëmjes të së premtes se gjilanasit kanë filluar bisedimet me mesfushorin mitrovicas Rron Broja, i cili ka mbyllur marrëveshjen me Shkupin.

Me të përfunduar edicioni i ri futbollistik Broja ka përfunduar edhe marrëveshjen me Shkupin, teksa e ardhmja e tij tashmë luhet në tavolinë.

Rron Broja me Përfaqësuesen U21 të Kosovës

Gjilanasit tashmë kanë bërë ofertë për të, megjithëse interesimi i lojtarit është të vazhdojë karrierën jashtë vendit, por gjithsesi ‘kuqebardhët’ mbetin ekipi më favorit në rajon për të firmosur me mesfushorin 22 vjeçarë.

Ai më parë ishte pjesë e Trepçës ’89 dhe Gentit të Belgjikës.