Florent Muslija e Valmir Sulejmani avancojnë tutje në Kupën e Gjermanisë

Dyshja e Përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija dhe Valmir Sulejmani janë kualifikuar tutje me Hannoverin në Kupën e Gjermanisë pasi sonte kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj Kickers me rezultat 2:3.

Muslija e Sulejmani ndeshjen e kanë nisur nga bankina për tu inkuadruar në lojë në minutën e 84-të.

Të kujtojmë se të dy futbollistët nuk e kanë shumë besimin as të trajnerit Bernard Challandes i cili nuk është duke i ftuar te Kosova ne ndeshjet e fundit, derisa edhe në ekipin tyre Hannover nuk është se po kanë shumë minutazh në fushë.