Flija, ushqimi i preferuar i Shkelzen Gashit

210

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi iu ka përgjigjur pyetjeve në “Twitter” të dërguara nga tifozët e Colorado Rapids. Shumica prej tyre ishin shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Sulmuesi shqiptar ka shuar kuriozitetin e fansave të tij duke treguar gjëra të veçanta në lidhje me futbollin, por edhe jetën personale. “Sigurisht futbolli është sporti i pëlqyer, por më pëlqen gjithashtu të shoh basketbollin dhe tenisin. Nëse nuk do të isha futbollist, mendoj se do të isha një avokat ose një pilot. Për mua braziliani Ronaldo ishte më i miri. Jam rritur duke shikuar atë”, thotë Gashi.

Nuk kishte sesi të mungonte edhe pyetja për ushqimin e preferuar. “Ushqimi im i preferuar është flija, duhet ta provoni! Një nga ndeshjet e mia të preferuara është ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve, në të cilën edhe shënova. Goli i preferuar ndoshta kundër Armenisë, në kualifikueset e Evropianit. Na dha suksesin 2:1 në një ndeshje që duhej ta fitonim”, theksoi sulmuesi shqiptar.