Flet Viktor Kuka i cili u lëndua rëndë: Nesër rezonanca, kam shumë dhimbje

Lajm i keq për Feronikelin! Një prej më të mirëve në fushën e lojës sot ndaj Drenicës, Viktor Kuka, pësoi një lëndim të rëndë dhe menjëherë u largua nga fusha dhe u dërgua në spital për analizë të hollësishme.

Mbrojtësi prishtinas ka pësuar një dëmtim në shpinë pas një dueli të fortë.

Ai ka marrë medikamentet e duhura për të lehtësuar dhimbjen, derisa nesër do të bëjë edhe rezonancën.

Në një prononcim për gazetnë, Kuka ka folur rreth gjendjes së tij.

“Aktualisht kam dhimbje të mëdha në shpinë. Kam marrë medikamentet për lehtësimin e dhimbjes, e cila është e madhe”, deklaroi Kuka për Gazetën Olle.

“Nesër do të bëjë edhe rezonancën dhe pastaj do të kuptojmë më mirë gjendjen e shpinës”, shtoi Kuka.

Ai shprehu keqardhje që nuk arriti t’iu ndihmojë shokëve të skuadrës deri në fund të takimit.