Flet pas arrestimit Driton Çaushi

142

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, pas arrestimit ka thënë se Vetëvendosje nuk do të ndalet asnjëherë në luftimin e bandave kriminale që po veprojnë kundër interesave të vendit.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, Çaushi është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndonëse një gjë të tillë e kishin kundërshtuar deputetët e tjerë të kësaj Lëvizje, të cilët po merrnin pjesë në mbledhjen e Komisionit./KosovaPress/