Flet heroi i Liverpoolit

169

Liverpooli përmbysi gjithçka ndaj Borussia Dortmundit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League pas fitores 4:3 në Anfield.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Mendoj se ka qenë një ndër ndeshjet më të bukura që kemi bërë këtë edicion. Kurrë nuk u ndalëm së besuari. Pas pjesës së parë, kur ishim duke humbur 0:2, ne folëm me njëri tjetrin në zhveshtore dhe e dinim se nuk kemi çfarë të humbim dhe se duhet të dalim në fushë të luftojmë deri në sekondën e fundit. Në fund arritëm atë për të cilën luftuam fal edhe tifozëve që ishin të mrekullueshëm”, ka deklaruar Lovren.