Flet ‘heroi’ i Feronikelit, ka një mesazh edhe për Prishtinën

Emri i Yll Hoxhës do të shkruhet në historinë e klubit të Feronikelit, pasi që alo mbrojtësi ka qenë vendimtar në fitimit e trofeut të tretë kampional, shkruan Gazetasheshi.com.

Një kros-goditje ka qenë fatale për ‘gardianin’ Visar Bekaj, i cili u detyrua ta nxjerrë topin nga rrjeta për tu dorëzuar përfundimisht në luftën për titullin kampion.

Ai pas ndeshjes u shpreh i lumtur me suksesin e arritur me skuadrën e tij, por njëkohësisht shprehi keqardhje edhe për Prishtinën, klubin ku është rritur.

“Më vjen keq për FC Prishtinën pasi jam rritur në këtë klub, por më vjen mirë për skuadrën time”, deklaroi Hoxha pas ndeshjes.

“Golin ia kushtoj familjes sime që janë këtu dhe djalit. Titulli ishte i merituar”, potencoi Hoxha.

/Gazeta Sheshi/