Flamurtari shpallet kampion vjeshte, kjo është festa e kuqezinjëve (VIDEO)

Flamurtari ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar, derisa triumfoi në duelin derbi të javës së 15-të përballë KEK-ut dhe për të festuar kështu shpalljen kampion për sezonin vjeshtor shkruan Gazeta Sheshi.

Kuq & zinjtë të udhëhequr nga Samuel Nikaj kanë regjistruar një seri fantastike prej shtatë fitoreve rradhazi, madje duke mos e pranuar as edhe një gol për të marrë kështu pozitën e “bajraktarit” në Ligën e Parë dhe me 33 pikë dimërojnë të qetë.

Në vazhdim ju sjellim festën e futbollistëve të Flamurtarit në dhomat e zhveshjes pas duelit ndaj KEK-ut.

/Gazeta Sheshi/