Flamurtari nuk ndalon, zyrtarizon përforcimin e katërt (FOTO)

241

Skuadra e Flamurtarit nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar, duke ‘goditur’ kështu me zyrtarizimin e rradhës. Egzon Krasniqi është ardhja më e fundit tek kuqezinjtë që deri më tani e kanë dërguar në katër numrin e përforcimeve, shkruan Gazeta Sheshi.

Krasniqi i cili luan në rolin e sulmuesit sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës Kosova e Prishtinës. Ekipi nga Xhemajl Ibishi duket se nuk e ka ndërmend të ndalojë në këtë afat kalimtar duke premtuar se do të ketë ardhja edhe nga Superliga.

Flamurtari deri më tani është përforcuar me futbollistët: Arbër Sylejmani (Kosova e Prishtinës), Agron Gashi (Prishtina), Armend Blakqorri (Hajvalia) dhe Egzon Krasniqi (Kosova e Prishtinës).

/Gazeta Sheshi/