Flamurtari importon një pikë shumë të rëndësishme nga dueli ndaj Gjilanit!

Flamurtari i’a ka dalur që të mbajë portën e paprekur në duel me Gjilan në udhëtim për të luajtur kështu 0-0 dhe për të marrë një pikë shumë të rëndësishme në garën për të mbijetesë, raporton Gazetasheshi.com.

Formacionet zyrtare, rastet dhe golat do i gjeni të transmetuar nga Gazetasheshi.com më poshtë:

Gjilani – Flamurtari 0-0

-Mbyllet ndeshja!
90+2′ Kastrati (Gjil) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.
85′ Aliu (Gjil) tenton të realizojë me kokë, por pret Mushica.
77′ Kryeqytetasit bëjnë zëvendësimin e fundit të detyruar. Rron Statovci largohet nga loja, Samir Sahiti në vend të tij.
74′ Gjilanasit kryen edhe zëvendësimin e tretë. Altin Aliu inkuadrohet në vend të Mbellas.
71′ Edhe kryetrajneri Gajur Rexhepi kryen zëvendësimin e dytë. Egzon Ademi inkuadrohet në vend të Mendes.
70′ Karabeg (Gjiln) nuk arrinë të realizojë me kokë afër portës, derisa Mushica pret gjuatjen e tij.
68′ Tjetër zëvendësim për Gjilanin. Edon Sadriu inkuadrohet në vend të Isa Eminhazirit.
60′ Hyseni (Gjil) gjuan me majtën brenda zonës, por pret me mund Mushica.
52′ Mendes (Fla) gjendet në rast të pastër për shënim pas gabimin trashanik të Bekteshit, por i vetëm me ‘gardianin’ Haxhihamza gjuan jashtë portës.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
44′ Thaqi (Gjil) gjuan për mrekulli nga ndërprerja, por topi shkon skaj pingules.
41′ Eminhaziri (Gjil) gjendet në pozitën ideale për të shënuar pas harkimit të Hasan Hysenit, por goditja e tij bllokohet në momentin e fundit nga Zeqaj (Fla).
33′ Eminhaziri (Gjil) gjuan për mrekulli në tentim për ta paraboluar Mushicën, por ‘gardiani’ kryqytetas devijon në fundore.
30′ Zëvendësim i detyruar për kryetrajnerin Arbnor Morina. Në vend të lënduarit Fisnik Papuqi në lojë inkuadrohet Ergon Hyseni.
26′ Kastrati (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Karabeg, por mbi portë.
24′ Hyseni (Gjil) depërton bukur brenda zonës, por goditja e tij shkon mbi portë.
16′ Papuqi (Gjil) godet traversën pasi tentoj të harkoj nga këndi.
14′ Papuqi (Gjil) provon goditjen nga largësia, por pa sukses!
10′ Harkon Thaqi (Gjil) brenda zonës, Bekteshi për pak centimetra nuk arrinë të godasë topin me kokë drejt portës.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Papuqi, Turku, Shaqiri, Karabeg, Hyseni, Mbella, Eminhaziri. Kryetrajner: Arbnor Morina

Flamurtari: Mushica, Sadiku, Kabashi, Zeqaj, Makolli, Voca, Shabani, Krasniqi, Shillova, Statovci, Mendes. Kryetrajner: Gajur Rexhepi

Gjyqtarë: G.Shala, V.Kelmendi, E.Bicaj, D.Caka

Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

/Gazeta Sheshi/