Flamurtari i mbledh valigjet për të udhëtuar jashtë vendit, aranzhon edhe tri miqësore

Flamurtari vijon me përgatitjet e rregullta për edicionin 2019/20 në drejtimin e trajnerit Artim Shaqiri, shkruan Gazetasheshi.com.

Fazën e parë përgatitore “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë në kryeqytet, ndërkohë që më 25 Korrik priten të zhvendosen në Ohër.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri Shaqiri në një prononcim për Gazetën SHESHI.

”Më 25 Korrik do të udhëtojmë në Ohër ku do të qëndrojmë deri më 7 Gusht. Më pas do të rikthehemi sërish në Prishtinë dhe do të shohim për miqësore të tjera”, deklaroi Shaqiri.

Më tej tekniku strugan zbuloi edhe kundërshtarët me të cilët do përballen gjatë fazës përgatitore.

“Gjatë fazës përgatitore kemi siguruar tri ndeshje kontrollouese. Më 26 Korrik do përballemi me Labunishten që bën gara në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Më 28 Korrik ndesheni me Tiranen ne Oheë, ndërkohë me 7 Gusht ndeshemi me Gostivarin në Gostivar”.

“Do kërkojmë me datën 31 Korrik dhe 1 Gusht edhe për dy ndeshje tjera kontrolluese”, përfundoi Shaqiri.

/Gazeta Sheshi/