Fituan ndaj Llapit por menduan për Prishtinën, Ramadani flet pas fitores në Podujevë

Feronikeli e ka fituar duelin me Llapin dhe finalen me Prishtinën e pret me dy pikë epërsi ndaj kryeqytetasve.

Tekniku i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur për ndeshjen ndaj Llapit të cilën e fituan me më shumë lehtësi se që e kishin paramenduar, transmeton Gazetasheshi.com.

“Në pjesën e parë ishim të barabartë dhe rezultati doli ashtu. Në pjesën e dytë morëm lojën në dorë dhe arritëm të realizojmë edhe dy gola. Mendoj se ishte fitore e merituar”, theksoi Ramadani për SuperSport.

Ai vijoi të flasë për sfidën e fundjavës me Prishtinën që përcakton skuadrën kampione.

“Kur krijuam epërsinë, pastaj u munduam t’i ruajmë forcat për duelin e fundit me Prishtinën. Është e mirë që luajmë në vendin tonë para tifozëve tjanë. Kemi dy rezultate në lojë dhe besoj se me skuadrën që kemi do të dalim kampionë”, përfundoi Ramadani.

Kjo është renditje aktuale para ndeshjes së vitit

TABELA: Titulli vendoset në Drenas, Trepça ’89 e Gjilani në barazh