Fitorja brenda 25 sekondave e Majlindës, sensacion edhe në Serbi (Foto)

214
Fitorja e parë e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ndaj xhudistes zvicerane Tschopp, është kthyer në sensacion jo vetëm në Kosovë.

Krenarisë kosovare i mjaftuan 25 sekonda për të rrëzuar në tokë zvicerane, për ta mposhtur për ippon.

Për këtë fitore, kanë shkruar edhe mediet serbe.

“Garuesja nga Kosova fitoi pas vetëm 25 sekondave në Rio. Majlinda Kelmendi justifikoi rolin e favorites në fillim të garës në xhudo”, shkruan Telegraf.rs, përcjellë Lajmi.net.

Përndryshe Majlinda Kelmendi rreth orës 21:00, do të kërkojë finalen në Lojërat Olimpike, ku përballet me Misato Nakamuran.