“Fitore si e Pirros” për Realin

105

Real Madrid ka triumfuar në udhëtim tek skuadra modesta e Las Palmas, mirëpo për të marrë tre pikëshin e rradhë të besuarit e Zinedine Zidanes i kanë parë të “Zinjtë e Ullirit”, për më tepër kanë humbur Pepen dhe Ramosin për duelin e ardhshëm ndaj Sevillas, transmeton Gazeta Sheshi.

Mbretërit do e kishin vështirë në këtë përballje me futbollistët nga “Gran Canaria”, të cilët sulmuan parreshtuar pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Megjithëse ishin miqtë ata që gjetën golin e epërsisë përmes qendërmbrojtësit Sergio Ramos, në min.25.

Në vazhdim Las Palmas kishte edhe dy-tri raste shumë të mira, teksa Reali ishte pothuajse inekzistent.

Ishte Willian Jose ai që në minutën e 87-të shënoi për 1-1 duke gëzuar tifozët vendas në atë që do të ishte një pikë e merituar për vendasit.

Sidoqoftë, shpejt ka reaguar Casemiro (89′), duke i zhgënjyer të gjithë tifozët e Barcelonës me një gol për 2-1 dhe fitoren e Realit në momentet e fundit.

Real Madridi ka 63 pikë në vendin e tretë në La Liga, 12 më pak se Barcelona që është lidere.

/Gazeta Sheshi/