Fitore e Unitedit për Champions (Video)

98

Manchester United ka arritur fitore në Old Trafford ndaj Evertonit me rezultat 1-0.

Kjo ishte një fitore plotësisht e merituar për Djajtë e Kuq pasi ata ishin dukshëm skuadra më e mirë në fushë.

Pjesa e parë ishte pa gola, por vendasit rrezikuan dy herë me Anthony Martial.

Pjesa e dytë ishte më atraktive dhe goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga anësori Martial në minutën e 54, pas një asistimi të bukur nga Timothy Fosu-Mensah.

Evertoni me të gjithë forcat provoi të marrë një barazim, por David de Gea arriti të mbajë portën e paprekur.

Pas kësaj fitore Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e pestë me 53 pikë, apo një më pak se City një pozitë më lartë. Kurse, Evertoni vazhdon në vendin e 12 me 30 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Louis van Gaal është ndaj Tottenhamit.

https://www.youtube.com/watch?v=JEMe6J7Gh9M&feature=youtu.be