Brenda pak ditësh, Drenica ka mposhtur dy skuadra nga kryeqyteti në ndeshje miqësore. Pas Ramiz Sadikut, skenderajasit sot e kanë mundur edhe 2 Korrikun 4:0.
Në duelin e zhvilluar në Skenderaj dhe në prani të një numri të konsiderueshëm shikuesish, të përzgjedhurit e trajnerit Afrim Jashari kanë lënë përshtypje tejet të mirë.
Golat në këtë ballafaqim u realizuan nga Hysen Tahiri, Qëndrim Krasniqi, Granit Arifaj dhe Altin Merlaku.
Ndërkohë, Drenica e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Geci, Rexha, Krasniqi, Dervishaj, Avdyli, Merlaku, Tahiri e Arifaj.
Në pjesën e dytë u aktivizuan të gjithë futbollistët.