Fiton Atletico, vetëm tri pikë prapa Barcelonës

155

Atletico Madridi ka marrë tri pikë të rëndësishme si mysafirë i Espanyolit, duke iu ofruar në vetëm tri pikë Barcelonës.

Skuadra e Diego Simeones fillimisht u gjend në disavantash në minutën e 29’të kur Pape Kouli Diop shënoi për vendasit. Por, ky gol duket se ringjalli mysafirët të cilët shënuan tre herë deri në fund të takimit për ta përmbysur kështu rezultatin ndaj Espanyolit.

Fernando Torres, Antoine Griezmann dhe Koke ishin golashënuesit për Atleticon në ndeshjen që përfundoi 1:3.

Pas kësaj fitoreje, Atletico ka grumbulluar 73 pikë, tre më pak se Barcelona që përballet me Real Sociedadin sonte duke filluar nga ora 20:30