Fitoi 4 milionë euro për pak sekonda, Kinsi Volanski: 30 vjeçe do dal në pension, babai i lumtur që s’dola nudo

Kinsi Volanski ishte një nga surprizat që tërhoqën vëmendjen nga finalja e fundit e Champions-it. Modelja 22- vjeçare me origjinë islandeze mjaftoi që vendosi këmbët e saj për disa sekonda në “Wanda Metropolitano” për t’i ndryshuar jetën dhe portofolin!

Ajo mendon se hyrja në fushë gjatë ndeshjes Totenhem-Liverpul më 1 qershor ishte gjëja më e mirë që ka bërë në karrierën e saj.

PENSIONI – Në një intervistë për “The Sun”, Volanski mendon se shakaja që bëri në Madrid në fillim të këtij muaji mund t’i ndryshojë jetën kur të mbushë 30 vjeç. Modelja i la të gjithë gojëhapur, lojtarë dhe tifozë kur në finalen e Champions-it pushtoi fushën e veshur vetëm me një monokini, ku reklamohej emri i sajtit +18 të të fejuarit të saj Vitali Zdorovetskij. As burgu nuk e trembi.

Pasi e arrestuan dhe kaloi 5 orë në qelinë e një rajoni policie në Madrid, Kinsi kuptoi se ajo që sapo kishte bërë, ishte lëvizja më inteligjente në karrierën e saj.

Ajo tha se policët u sollën mirë dhe i kërkuan foto. Ekspertët parashikuan se pushtimi i saj i fushës i solli më shumë se 4 milionë euro fitime: ndjekësit e “Instagram”- it të saj nuk ishin as 1 milion dhe sot po arrijnë 3 milionët, ndërsa faqja e të fejuarit të saj i shtoi abonentët deri në 32 milionë. Sot ajo ka nisur të mendojë për një tjetër jetë:

“Kur të mbush 30 vjeç, kam përshtypjen se kem fituar aq shumë sa do dal në pension dhe pushtimi im i fushës në finalen e Champions-it do të më ndihmojë që të arrij këtë objektiv. Kam për qëllim që të bëj shumë më tepër për të shtuar ndjekësit e mi në ‘Instagram’.

Pasi u lirova, kalova nga 300 mijë ndjekës në mbi 2 milionë. Nuk mund ta blesh atë reklamë. Papritur u bëra e famshme në të gjithë botën dhe u rrethova nga oferta për punë. Nuk mendoj se i kam bërë keq askujt”.

FLIRTET – Kinsi zbulon se në telefonin e saj kanë ardhur mesazhe edhe nga protagonistët në fushë të asaj mbrëmjeje që nisën ta ndjekin në “Instagram”: “Disa lojtarë të Liverpulit më dërguan mesazhe flirtuese në privat.

Njëri më dërgoi një emoji në formë zemre dhe një tjetër një mesazh ku shkruante ‘të pashë gjatë ndeshjes’. Nuk e dija kush ishin derisa i kontrollova profilet. Nuk i jam përgjigjur kurrë, sepse jam e fejuar”.

Reagimi i familjes – Nga Los Anxhelosi, modelja që ka pozuar edhe për revistat “Maxim” dhe “Sports Illustrated”, thotë se familja e priti me humor gjestin e saj. Babai Daniel Volanski punon si një sherif në Departamentin e Policisë në LA.

“Sigurisht që nuk u tregova për atë që do të bëja, por a u surprizuan ata? Jo, mendoj se ata e dinë sesi jam unë. Babai u çlirua që unë mbaja një kostum rrobash banje kur hyra në fushë dhe nuk isha 100% nudo”, përfundon Kinsi duke qeshur.