Fiorentina fundos Interin në minutat shtesë

124

Skuadra e Interit ka bërë një tjetër hap pas në Serinë A, duke humbur ndaj Fiorentinës në transfertë. Fillimisht, zikaltrit kaluan në avantazh në minutën e 26′ të pjesës së parë me anë të Brozovicit.

Por vendasit reagun në pjesën e dytë duke marrë në dorë frenat e lojës. Borja Valero gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar rezultatin në minutën e 60′.

Loja u tensionuan kur Aleks Tales doli me karton të kuq për Interin në minutën e 82′, ndërsa goli i avantazhit që i dha tri pikët e vlefshme vendase u realizua pas përfundimit të kohës së rregullt (90+1′) nga Babakar.

Situata u tensionua me shumë në fushën e blertë dhe arbitri nxori me kartonë të kuq Zaraten për Fiorentinën dhe Kondogian për Interin, por ky vendim nuk ndryshoi rezultatin final që zbret Interin në vendin e pestë me 45 pikë.