Finlandë – Kosovë, lajmi i fundit është me rëndësi

628

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër në stadium nuk do të lejohet asnjë simbol tjetër përveç atyre të Finlandës dhe Kosovës.

“FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës”, njofton FFK, transmeton Gazeta Sheshi.

“Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim”, përfundon njoftimi i FFK-së.

Kjo nënkupton se nuk do të lejohen simbolet kuq e zi.