Finlandë – Kosovë, ky gjyqtar do ta drejtojë ndeshjen

307

Kosova do të nisë kampanjën historike për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018” të hënën kundër Finlandës në udhëtim në ora 20:45.

Ndërsa, tashmë janë mësuar edhe gjyqtarët që do ta drejtojnë këtë ballafaqim.

Ata janë nga Sllovakia. Kryesori është Ivan Kruzliak, i cili ka një bagazh të madh të ndeshjeve ndërkombëtare të drejtuara, shkruan Gazeta Sheshi.

Atij do t’i ndihmojnë asistentët Tomas Mokos e Ondrej Brenza, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Filip Glova.

Kruzliak kishte drejtuar ndeshjen miqësore Austri – Shqipëri (2:1) para evropianit.

Delegat i UEFA-s do të jetë angelezi Barry Bright, kurse kontrollor i gjyqtarëve Nuno Castro nga Portugalia.

Ndërsa, ballafaqimin kualifikues mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që luhet në terminin e njëjtë me ndeshjen e Kosovës e referojnë turqit në krye me Huseyin Goçek.