Finale kryeqytetase në turneun “Adem Jashari”

271

Në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, sot në kryeqytet, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës – Komisionit për Futsall, ka filluar turneu tradicional dyditor “Adem Jashari”.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u ballafaquan Prishtina dhe Drenica Tradita, e ku pas një loje mjaft interesante dhe rivalizuese, fitores iu gëzua skuadra e Prishtinës, me rezultat 3:2. Golat për Prishtinën i shënuan Mërgim Dervishaj (8’), Leandro Monteiro (26’) dhe Melos Kelmendi (36’), ndërkaq për Drenica Traditën shënuan Rrustem Dobraj (16’) dhe Fatlum Pishtani (36’ag).

Edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Prishtinës 01 dhe Pejës ishte mjaft interesante dhe me kthesa të shumta në rezultat, ku në fund fitores dhe kalimit në finale iu gëzuan lojtarët e Prishtinës 01, me shifrat 5:4. Golat për Prishtinën 01 i shënuan Durim Qorri (15′), Fitim Krasniqi (21′), Shpat Hashani (26′), Bardh Kelmendi (36′) dhe Oso Gjinovci (39′), derisa golat për pejanët i realizuan Albert Nikolla (12′), Egzon Vokshi (25′) dhe Ylli Mazreku (29′ e 30′).

Kësisoj, në finalen e turneut “Adem Jashari”, që zhvillohet nesër (e premte), në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK, do të takohen Prishtina – Prishtina 01.


/Gazeta Sheshi/