Film për Jamie Vardyn

121

Jamie VardynAdrian Butchart, skenarist i disa filmave hollivudian, ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e futbollistit Jamie Vardy në duel me Liverpoolin, derisa ka menduar edhe të bëjë një film për të.

Siç raporton Daily Mail, Butchart tashmë ka vënë kontaktet e para me futbollistin, për të nisur rrëfimin e karrierës së tij.

Nga rangjet inferiore të futbollit anglez deri tek majat më të larta në Ligën Premier, është historia e sulmuesit 28 vjeçar që shumë shpejtë mund të ketë edhe filmin e tij.

Kujtojmë që Adrian Butchart, është krijues i filmit të njohur “Goal”, me ç’rast kishte mbledhur yjet e Real Madrid-it, për të luajtur në dy seritë e filmit.