Fillojnë zënkat Rossi-Lorenzo

83

Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo kanë patur disa polemika gjatë kualifikimeve për Çmimin e madh të Katarit. Piloti italian dhe ai spanjoll e kanë vazhduar kështu zënkën e vitit të kaluar, me ç’rast Rossi kishte goditur pa dashje Lorenzo, derisa kështu nuk kishte menduar ky i fundit që madje e kishte paditur italianin, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç është parë gjatë inçizimeve, Rossi dhe Lorenzo kanë patur një konflikt pas përfundimit të rrathëve kualifikues, mirëpo pa ndonjë incident si vitin e shkuar.

/Gazeta Sheshi/