FIFA konfirmon nëntë lojtarë, në pritje të tjerëve

214

FIFA të hënën ka aprovuar kërkesat e nëntë lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën vetëm pak orë para ndeshjes së saj të parë garuese për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës.

FIFA, siç raporton AFP, ka thënë se ka aprovuar aplikacionet për nëntë lojtarë që më parë kanë luajtur për vende tjera. Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani.

Bunjaku ka qenë pjesë e skuadrës së Zvicrës në Botërorin 2010, ndërsa Përdedaj ka luajtur për ekipin e të rinjve të Gjermanisë dhe Celina për u-21 të Norvegjisë.

Edhe 24 lojtarë tjerë që kanë rrënjë në Kosovë aktualisht luajnë për gjashtë kombëtare tjera.

Lojtarë tjerë që presin dritën jeshile për t’u aktivizuar me Kosovën janë Adnan Januzaj, Perparim Hetemaj (Finalndë) dhe Arber Zeneli (Suedi).

Rasti po investigohet nga FIFA dhe do ketë përgjigje brenda pak kohësh.