FIFA ka paralajmëruar ndryshime, kështu priten të ekzekutohen penalltitë në vitet e ardhshme (Video)

Shtëpia më e madhe në futbollin botëror, FIFA ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në rregullat e futbollit.

Një i tillë pritet të jetë edhe në gjuajtjen e penalltive dhe këtë e ka shpjeguar mirë legjenda holandeze Marco Van Basten.

“Çdo ekip do të ketë 5 tentativa. Gjyqtari vërshëllen dhe lojtari niset nga 25 metra larg drejt portës. Brenda 8 sekondave duhet të mbarojë aksioni. Kjo është spektakolare për tifozët dhe interesante për lojtarët. Te penalltitë gjithçka ndodh brenda një sekonde. Kurse kështu ke shumë mundësi: të gjuash, të driblosh apo të presësh veprimin e portierit”, deklaroi Van Basten.

Mirëpo në futbollin amerikan, penalltitë janë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë gjatë viteve të 90-ta.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si janë ekzekuatuar penalltitë në MLS, dhe të njëjtat priten të ekzekutohen në gjithë botën.