FIFA dënon Shqipërinë

120

FIFA ka dënuar Shqipërinë pasi kishte inkuadruar një lojtar të suspenduar në miqësoren ndaj Luksemburgut më 29 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të fundit nga FIFA, Luksemburgu është fitues me rezultat zyrtar 3 me 0, ndërsa FSHF është dënuar edhe me 7500 franga për shkak të thyerjes së rregullave.

Dënimi lidhet pasi Ergys Kaçe u inkuadrua në ndeshje edhe pse nuk kishte të drejtë loje pas ndëshkimit me karton tre ditë më herët në ndeshjen ndaj Austrisë.

Kombëtarja shqiptare në këtë miqësore kishte fituar me rezultat 2 me 0 falë golave të Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit.