FIFA befason Feronikelin

765

Sot në Drenas, në ambientet e klubit tëFeronikelit, kanë qëndruar zyrtarë të FIFA-së, të shoqëruar nga ata të FFK-së.

Delegacioni me zyrtarë të FIFA-së dhe FFK-së, të prirë nga presidenti i Federatës së Futbollit Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, u pritën nga presidenti i klubit, Ekrem Elshani dhe sekretari, Isak Smajli.

Zyrtarët e FIFA-s u interesuan nga afër për organizimin e klubit, për kushtet infrastrukturore e buxhetore.

Delegacioni vizitoi stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe qendrën stërvitore, donacion nga Bashkimi Evropian. Ata pasi u njohën nga presidenti Elshani për mënyrën dhe funksionimin organizativ e menaxhues të Feronikelit, thuhet në njoftimin e klubit të lëshuar në “Facebook”.

Një bisedë e zhvilluan edhe me kryetrajnerin Afrim Tovërlani, ku nga afër ndoqën seancën stërvitore të orës 10:00. Pastaj delegacioni qëndroi edhe në qendrën stërvitore, donacion nga BE-ja, për t’u njohur nga afër me infrastrukturën që ka klubi momentalisht.