Fidan Gërbeshi “frikëson” edhe topin

298

Kapiteni i Feronikelit, Fidan Gërbeshi në dy edicionet e fundit është bërë i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtarë.

Fal paraqitjeve të tija të mira, por edhe të bashkëlojtarëve të tij, skuadra nga Drenasi në dy kampionatet e fundit fitoi titullin, gjë të cilën synon ta bëjë edhe edicionin e ardhshëm që nis më 20 gusht.

Dhe, krahas sulmuesve, Gërbeshit po i ‘frikësohet’ edhe topi, shkruan Gazeta Sheshi. Në një foto të publikuar në faqen zyrtare të klubit të Feronkelit në ‘Facebook’ shihet sesi mbrojtësi hapë gojën, derisa iluzionet bëjnë që të duket sikur po i drejtohet topit dhe i njëjti po ikë.