Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se nesër më 15 korrik, do të bëhet hedhja e shortit për Kampionatin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë.
Për skuadrat e Superligës hedhja e shortit do të bëhet në orën 12:00, derisa për skuadrat e Ligës së Parë hedhja e shortit do të bëhet në orën 13:00, në sallën e Shtëpisë së Sporteve.
Ndërkaq, edicioni i ri i Kampionatit në Superligë do të fillojë më 20 gusht.