FFK tregon datën e përfundimit të afatit kalimtar

Afati kalimtar i kësaj vere ishte mjaft i pasur, derisa skuadrat elitare në vend dhe në rangjet më të ulëta janë përforcuar me numrin e futbollistëve që kishin nevojë, shkruan Gazetasheshi.com.

Por, FFK ka njoftuar të gjitha klubet të cilat janë të interesuara për transferimin e lojtarëve nga jashtë se një gjë të tillë mund ta bëjnë deri më datë 12.08.2017 (ditë e shtunë), pasi afati kalimtar për transferime ndërkombëtare përfundon pikërisht në datën e lartshënuar.

/Gazeta Sheshi/