FFK thërret Kuvendin e Punës pas më shumë se tre vjetësh!

456

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur më datën 4 mars ka trajtuar një sër çështjesh me rëndësi për institucionin dhe mbarëvajtjen e garave që organizohen nga “shtëpia më e madhe” e futbollit në vend, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndër të tjerash KE ka marrë vendim për ta mbajtur Kuvendin e rregullt të punës pas më shumë se tre vjetësh.

Ky organ i FFK-së ka vendosur që Kuvendin e rregullt të punës ta mbajë më 8 prill të këtij viti.

“KE shqyrtoi dhe miratoi raportin e Auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare për vitin 2020. KE mori vendim që Kuvendi i rregullt i punës të mbahet më 8 prill 2021”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që Kuvendi i fundit i punës ishte mbajtur në vitin 2018, ndërkohë që ky institucion ishte kritikuar në vazhdimësi për jo trasnparencë dhe mos organizimin e kuvendeve.

Madje, FFK është njëra nga federatat e vetme sportive në vend që ka refuzuar t’i përgjigjet Qarkores së lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që udhëzon federatat për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore sipas ciklit olimpik 2021-2025.

LEXO gjithashtu edhe:

MKRS obligon federatat për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore, në të kundërtën humbin licencën

/Gazeta Sheshi/