FFK qorton Gjilanin, dënon presidentin e Ballkanit

Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë  13-14.04.2019, për kundërvajtësit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare  nga rastet e iniciuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E :

KF “GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 10.04.2019, për sjellje të gabuar të publikut të klubit të tyre  në ndeshjen e javës së; XXVI-të të IPKO-SUPERLIGËS  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA , e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; minuta e 83; fyerje në kor drejtuar publikut  kundërshtar), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2;  DENOHET  me ; shqiptimin e masës disiplinore të; QORTIMIT.

KF “BALLKANI“ nga Suhareka (Arsim Kabashi)  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 10.04.2014, për manifestim të sjelljeve të gabuara të presidentit të tyre Arsim Kabashi  në ndeshjen e javës së; XXVI-të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI –FLAMURTARI  e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare;  gjatë pushimit në mes dy pjesëlojëve të ndeshjes z. Arsim Kabashi futet  në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe me ton të lartë  iu drejtohet gjyqtarëve  me këto fjalë ; keni ardhur këtu me tendencë dhe  iu kanë dërguar me qëllime të caktuara. Jeni duke  na dëmtuar në shumë ndeshje. Kërcënime nuk pati por vetëm  ngritje zëri. Me intervenimin e delegatit dhe policisë z Arsim Kabashi largohet nga zhveshtoret e gjyqtarëve). Bazuar në Rregulloren  disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika  3 dhe nenit 10 paragrafi 3 . DENOHET ; me të holla në shumë prej; 200  euro  (dyqind euro ).  Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga  dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).