FFK merr vendim për anulimin e kartonëve të verdhë nga kampionati i kaluar

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në mbledhjen e mbajtur në korrik kishte vendosur që disa nga dënimet me kartonë të hiqen.

Pra të gjithë kartonë e verdhë që në të kaluarën janë trashëguar nga kampionati në kampionat.

Dy kartonë të verdhë me një ndeshje e dënimi nëse janë mbushur katër kartonë në ndeshjen e fundit, nuk vlen për fillimin e edicionit.

Pra lojtarët do ta nisin edicionin e ri nga zeroja sa u përket kartonëve.

Por të drejt loje nuk do të kenë lojtarët që kanë marr dënim për shkak të kartonit të kuq direkt.

Po ashtu dënimet e shqiptura nga komisionet mbeten në fuqi.

Kjo po bëhet pasi FFK është duke punuar në digjitalizimin e sistemit, që klubet ta kenë më të lehtë për ta bërë evidentimin e kartonëve.

Edhe përkundër kësaj klubet do ta kenë përgjegjësinë për futjen e lojtarëve dhe evidentimin e kartonëve të tyre.