FFK me superlajm për gjyqtarët, rriten meditjet

Një hap shumë i madh për gjyqtarët kosovarë, të cilët nga xhiroja e ardhshëme do të marin meditjet e tyre me rritje prej 100%, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmi u është konfirmuar këmishzinjëve nga i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili në një mbledhje të mbajtur me gjithë gjyqtarët e vendit, teksa ka analizuar rrjedhën e kampionatit të deritanishëm, u ka kumtuar gjithashtu edhe vendimin për të ngritur meditjet.

Tani e tutje gjyqtarët kryesorë në kampionatin elitarë do të paguhen 200 euro, 100 euro më shumë se që ishin paguar deri më tani. Meditjet e asistentëve do të jenë 150 euro, ndërkohë gjyqtari i katërt do të paguhet 100 euro.

Ngritje do të ketë edhe për gjqytarët e Ligës së Parë, të cilët gjithashtu do të marrin meditjet me një ngritje prej 100%.

Gjyqtari kryesor do të paguhet 150 euro, ndërkohë asistentët do të paguhen 120 euro.

Në Ligën e Dytë gjyqtarët kryesorë do të paguhen nga 100 euro, ndërkohë asistentët 80 euro.

Rritjet janë bërë edhe për vëzhguesit dhe kontrollorët.

Ngritja e meditjeve për gjyqtarët:

Ipko Superliga:

Gjyqtarë kryesorë: Nga 100 në 200 euro
Gjyqtarë asistentë: Nga 75  në 150 euro
Gjyqtarë i katërt: Nga 50 në 100 euro

Liga e Parë:

Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 150 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 120 euro

Liga e Dytë:

Gjyqtarët kryesorë: Nga 80  në 100 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60  në 80 euro

/Gazeta Sheshi/