FFK me ide për parandalimin e kurdisjeve

331

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), pas pranimit në UEFA e FIFA, ka menduar t’i shpërblejë klubet nga fondi i vet.

Një gjë të tillë ua ka premtuar kryetari, Fadil Vokrri drejtuesve të klubeve të Superligës, por ekipet që do të përfitojnë janë pesë të parat në renditje.

Kësisoj, për herë të parë do të aplikohet metoda e shpërblimeve me të holla për pesë skuadrat e para, shkruan Gazeta Sheshi.

Për shumën do të vendosë pas pak ditësh Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Përveç ndihmës që do t’u ipet klubeve, kjo bëhet edhe me qëllim të parandalimit të kurdisjeve eventuale të ndeshjeve.

Në të kaluarën, ekipet kanë mundur të kalkulojnë pasi kanë humbur gjasat për titull të kampionit, kurse tash e tutje i vlefshëm do të jetë edhe vendi i pestë.