FFK-ja zyrtarizon çmimin e biletave Kosovë-Kroaci, ato janë të shtrenjta

512

Biletat e ndeshjes Kosovë-Kroaci do të jenë në shitje nga 26 shtatori.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai ka treguar edhe për çmimin e biletave për ndeshjen e 6 tetorit, Kosovë – Kroaci, që luhet në “Loro Boriqi” të Shkodrës. Çmimet e tyre janë mjaftë të larta.

Çmimet e biletave pas portave do të jenë nga 6-10 euro. Ndërsa të tjerat nga 20 deri në 50 euro.  VIP biletat kushtojnë 110 për një ndeshje.

Këto janë çmimet që FSHF i ka bër si pako për katër ndeshje me 15% zbritje.

“Biletat do të dalin në shitje të hënën, 10 ditë para ndeshjes, kurse çmimi i tyre do të jetë i ngjashëm me ato të Federatës Shqiptare të Futbollit”, ka deklaruar Vokrri për Gazeta Olle.

Shqipëria për të arritur këtë çmim të biletave ka pasur suksese duke luajtur edhe në Kampionatin evropian, ndërsa këto janë eliminatoret e para që Kosova është duke i zhvilluar. Nuk duhet harruar edhe udhëtimi i tifozëve shqiptarë nga Kosova.

Biletat për ndeshjen Maqedoni-Spanjë kanë kushtuar, 5 euro.

Tri ditë pas takimit me Kroacinë, Kosova është mysafire e Ukrainës, por që ende nuk e dinë se ku do të luhet takimi, pasi Ukraina ka bërë kërkesë në FIFA që ndeshja të zhvillohet në Bullgari, pasi nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj.