FFK-ja po mban ligjërata në Shqipëri, sistemi VAR po vjen në Superligë?

215

Sistemi i teknologjisë, VAR shumë shpejtë mund të instalohet edhe në futbollin kosovar.

Përmes një shkrimi nga Federata e Futbollit e Shqipërisë, thuhet se FFK-ja është duke bashkëpunuar me ekspertët nga Shqipëria për ta mësuar mirë sistemin më të ri në botën e futbollit.

Madje FSHF-ja, VAR-in e ka si projekt madhor për sezonin 2021-22.

Pamje nga dhoma e VAR-it për ndeshjen Maqedoni e Veriut vs. Kosovë

“E ndërkohë që jemi pothuajse në fund të procesit parapërgatitor, në Federatën e Futbollit është zhvilluar një takim midis zyrtarëve të FSHF-së dhe homologëve të FFK-së për të ndarë eksperiencën tonë, momentet ku mund të bashkëpunojmë dhe në të njëjtën kohë u ndanë hapat që duhet të ndiqen momentalisht në këtë procesi impenjativ(angazhues)”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

“Homologët e FFK-së vlerësuan takimin dhe theksuan se janë duke punuar intensivisht për të arritur të jenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm. Aktualisht kanë kaluar etapën e parë ku janë dakordësuar për parimet bazë me IFAB-në dhe FIFA-n dhe janë duke filluar procesin e trajnimit të stafit që angazhohet në proces dhe në momentin e implementimit”, vazhdon shkrimi nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Pra duke u nisur nga kjo, sistemi VAR shumë shpejt mund të instalohet edhe në Superligën e Kosovës. Viti i mundshëm parashihet të jetë ai i sezonit 2022-23.