FFK-ja ngushëllon familjen dhe futbolldashësit për Karabegun

82

Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-futbollistit të FC Prishtinës, Ferhat Karabegu.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje e Ferhat Karabegut!

Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Ferhat Karabegut, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së një nga legjendat e futbollit të Kosovës.

Kontributi i Ferhat Karabegut ishte tepër i madh dhe i çmueshëm, sa edhe shumë dimensional në futbollin e Kosovës si futbollist e më vonë si trajner. Ferhati ishte një futbollist dhe trajner i madh dhe i palodhshëm. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm nëpër kohë të vështira. Ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij.

Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

Me respekt

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së